I ftuar virtualisht, në një lídhje direkte me skype për Goca&Gra, Robert Berisha flet për mardhënien e tij me Norën, ish-bashkëshorten e tij, me të cilën kanë një vajzë Renee.

Duke diskutuar mbi temën e të ruajturit të kontaktit me ish-partnerin/en, Roberti rréfen se në vendin ku ai jeton, pikërisht në Kosovë, duke qenë se është një vend i vogël, mundësia për tu takuar kudo është e madhe.

Por jo vetëm kaq, në fakt dyshja në fjalë, Robert dhe Nora janë ndër çiftet e vetme të cilat ruajnë marrédhénie shumë të mira miqësore pas ndàrjes nga njëri-tjetri.

New details revealed about Nora Istrefi and Robert Berisha's split! -  Instagramming

Kujtojmë se këtë verë ato kaluan edhe pushimet sëbashku në Turqi dhe kjo për hir të Renne-së, vajzës së tyre kishte deklaruar Nora, por Roberti shfrytëzoi situatën për të thënë se ata nuk ishin ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri.

Kjo deklaratë e tij, solli reàgime të shumta, e sidomos në rrjete sociale, por Nora me qetësinë që e karakterizon sqaron njëherë e mirë se e vetmja gjë që e lidh me Robertin është vajza e tyre.

Për “G&G”, Roberti deklaroi se Norës i uron vetëm të mira madje shton nëse ajo do e ftonte në dasëm të saj, ai do këndonte për të dhe për lumturinë e saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!