Për’Puthen është një ‘talk show’ dashurie, i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve .
Ashtu sikundër ato ndodhin në jetën reale, pa filtra.
Aty paraqitet zhvillimi i njohjeve të reja mes protagonistëve, por trajtohen edhe fenomene që ndodhin çdo ditë në shoqërinë tonë, përtej shkëlqimit të televizionit.
Mesa duket java e ardhshme do jetë e mbushur me takime sqaruese pasi të gjitha vajzat justífíkuan përzgjedhjen e tyre për javën e ardhshme me pretekstin sqarues.
E para ishte Tola e cila për javën e ardhshme ka zgjedhur Albin, me të cilin ka realizuar disa takime por këtë herë ka nevojë të kuptojë atë çfarë ndjen për të.
Alvisa, e cila vetëm pak javë më parë u refùzua nga Bashkimi dhe deklaroi që nuk do e zgjidhte më, por mesa duket “gjàkrat mes tyre janë ulur” dhe takimin mes tyre do e shohim javën e ardhshme.
Ritvana në letrën e saj ka vendosur një “Pikëpyetëse” ndàj, e pasigurtë për përzgjedhjen e saj shprehet se këtë takim e kërkon vetëm që të sqarohet njëherë e mirë me të, ndàj zgjedh Argjendin.
Mikela zgjedh për herë të parë në takim, Markon, një zgjedhje e pritshme kjo nga afrimiteti i treguar nga videot e publikuara të prapaskénave të Për’Puthen.
Antonia, vajza e re, zgjedh Melikun, e pritshme kjo pas dhuratës surpr
zë që ky i fundit i bëri.
E fundit mbetet Ada e cila në letër shkruan:
“Bora a mund të më japësh pak më shumë kohë?”
Në fakt të gjithë kuptuam se Ada po pret rikthimin e Edit në program, gjë të cilën e pohoi dhe vetë.