Për’Puthen është një ‘Reality Show’ dashurie, i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve . Ashtu sikundër ato ndodhin në jetën reale, pa filtra.
Aty paraqitet zhvillimi i njohjeve të reja mes protagonistëve, por trajtohen edhe fenomene që ndodhin çdo ditë në shoqërinë tonë, përtej shkëlqimit të televizionit.
Televotimi për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj konkurrent në Për’puthen, u mbyll mbrëmjen e sotme dhe hyrja e tre djemve të rinj është pranuar e plotë.
Por me pranimin e tre konkurrenteve të rinj, tre të tjerë do largohen përfundimisht nga Për’Puthen dhe kjo do bëhet me votimin e vajzave konkurrentë në studio.
Numri i kandidatëve ishte i lartë, nga vajzat, duke përmendur kështu Bajon, Edin etj, por ato që largohen me shumicë votash janë Redi, Taulanti dhe Eklajdi.
Ai që e përjetoi më réndë ishte Eklajdi, i cili kishte edhe një takim të realízuar së fundmi me Mikelën dhe pavarësisht kësaj, protagonizmi tij në këtë program merr fund këtë mbrëmje.
Të tre djemtë shprehin mirënjohje për produksionin që i bëri pjesë e këtij ‘Reality Show’ pavàrësisht se kohëzgjatja e tyre ishte jo aq sa ata vetë e kishin parashikuar.