Marrëdhënie jo e mirë midis blogerit Olti Curri dhe moderatores Arbana Osmani, tashmë dihet prej kohësh, madje shkak për këtë ka qenë pikërisht programi Big Brother.

Në një foto postuar pak ditë më parë në profilin e Arbana Osmanit, përmes Instagram, ajo mori komente të shumta pozitive por nuk munguan ato të cilët e krítíkonín për ‘make up’-in, ose më saktë për fíltrat e përdorur në foton e postuar.

Ajo sqaron se fotoja është bërë të premten, kur ishte edhe shfaqja LIVE e Big Brother VIP, dhe për ‘look’-un falënderon Arbër Bytyqin, por meqë ra shumë në sy Photoshopi, kjo e fundit rréfen se fotoja ka vetëm filtra të edituar.

Por diçka e tillë, nuk mund t’i kalonte nëpër duar blogerit Olti Curri dhe të mos komentonte apo íronízonte foton në fjalë duke i bashkangjítur edhe përshkrimin përkatës.

Sipas tij në foton bashkangjitur ajo ngjan më shumë me producenten Lori Hoxhën sesa me vetë Arbanën, kjo për shkak të Photoshopin apo filtrave të përdorur.

“Lori ka dalë yll te kjo fotoja, dhe veshja super stil, i rrinte shumë mirë edhe Arbanës në spektakël”, shkruan Curri në një postim të tij përmes InstaStory.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!