Së fundmi dy reperët më të dashur për publikun Noizy dhe Mozzik kanë bashkëpunuar së bashku dhe kanë publikuar këngën e tyre më të re “Bonjour Madame” e cila është pritur mjaft mirë.
Muzika është realizuar nga Rvchet dhe Rzon Pellumb beats, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet interpretuesit e këngës.
Për 1 javë kënga ka marrë mbi 5,4 milion klikime duke thýer rekorde.
Por një detaj që nuk mund të shpëtonte nga ky klip, është edhe pjesëmarrja e një konkurrenteje të “Love Story”, program dashurie që është transmetuar në TV Klan.
Bëhet fjalë për Suela Karaj e cila shihet në një shtrat krahë Mozzik dhe me parqitjen e saj të lë pa fjalë.
Ky është bashkëpunimi i parë mes Mozzikut dhe Noizyt, të cilët vetëm pak orë para se të publikonin këngën, i përshëndetën fansat e tyre përmes një lídhjeje direkte me ta në Instagram.