Në media është përfolur gjatë për një romancë të mundshme mes Atdheut të “Për’Puthen” dhe moderatores Bora Zemani.

Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni.

Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.

Edhe pse dyshja e kanë mohuar, nuk i kanë shpëtuar aludímeve të publikut.

Së fundmi, Atdheu ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën” ku dhe është pyetur për këtë temë.

“Kam fríkë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, tha ish-konkurrenti i “Për’Puthen”.

Ai shtoi se nuk ka frikë nga dikush, por do që kjo histori të mos përflitet më.

“Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjérrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shàka e sportivitet por vazhduan shumë”, tha Atdheu.

Kujtojmë se më herët, për të sqaruar zërat, Bora postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë:

“Mqs më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video..
Video e “kapjes mat” është hédhur para nja dy muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por mqs qénka rinxjérrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bàjat,- u shpreh Bora duke lënë të kuptohet se është single.

Kështu ka bërë edhe Atdheu nëpërmjet një statusi:

Ai mohoi çdo lidhje të supòzuar, madje edhe lidhjen me Borën, duke e quajtur atë “gocën tjetër”.

Duket se raporti i tyre është ftohur goxha pas këtyre thashethemeve, pasi ata as nuk ndíqen më në Instagram.

Një tjetër arsye mendohet të jetë edhe lajmet e shumta që po qarkullojnë në rrjet rreth lídhjes së fundit të Borës e cila ishte me Donaldin ku ky i fundit është bërë pjesë e Big Brother.

https://www.photojoiner.net/image/RXYZ1ZID

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!