Mbrëmja e sotme në programin e dashurisë “Për’Puthen”, u shoqërua me dy hyrje të reja.

Ndër to ishte edhe Endri Misku nga Përrenjasi, jeton prej vitesh në Amerikë, New York.

Ai merret prej pak vitesh me promovim gjithashtu me shit-blerje shtëpiash.

https://www.photojoiner.net/image/FHJ5rgc5

Pavarësisht se puna që bën nuk ka fare lídhje me shkollën të cilën ai ka kryer, pasi studimet i ka mbaruar për matematikë, por shprehet se nuk i pëlqen të punojë në këtë profesion.

Që në prezantim Endri lë pa fjalë Antonian me të përbashkëtat që kishin, duke nisur nga profesioni i njëjtë që kanë, përveç kësaj, kujtojmë se kur Antonia u prezantua menjëherë u pyet nëse sheh konkurrence nga vajzat dhe ajo thotë që “Jo”.

E njëjta pyetje i drejtohet nga vajzat edhe Endrit i cili pohon faktin se nuk ka konkurrence mes djemve, madje ai shton më shumë duke e quajtur veten si me karàkter më të fortë, më interesant dhe më kryesorja më i bukur.

Më pas ai pyetet nga vetë Antonia, meqë ka jetuar në Amerikë, “A ke qenë ndonjëherë në Boston?” dhe ai pohon se për vizitë ka qenë, ja një e përbashkët tjetër me konkurrenten në fjalë.

Që në hyrje, Endri tràzoi shumë ujëra brenda emisionit, sidomos mes djemve duke mos i quajtur interesantë apo me kàràkter të fortë sic ishte vetë ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!