Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të suksesshëm, është babai i dy vajzave, Mishel dhe Alis me të cilat preferon të ndajë rrallë foto në rrjetet sociale.
Vajza e tij e vogël, Alis feston sot ditëlindjen dhe gazetari nuk e ka kursyer një urim publik për të bijën.
Ai ka ndàrë me ndjékësit në rrjetet sociale një foto të shkrépur me vajzën gjatë një udhëtimi në Paris, ndërsa krahas postimit e uron: “Gëzuar ditëlindjen Alis”.
Kohë më parë, Blendi rréfeu detaje interesante të jetës së tij në emisionin “Fit Station” nga Çenkuela Hasa.
Fevziu foli për karrierën e tij të gjatë dhe vitet e “pafundme” në gazetari, si dhe për familjen për të cilën ndihet fajtor pasi nuk i ofron aq sa duhet kohën e tij.
Fevziu ka 32 vite që merret me gazetari, mirëpo tre vitet e para ai punonte pa rrogë dhe vetëm nga dëshira e pasioni i madh për të shkruar.
Madje, Blendi flinte në shtýpshkronjë kur ishte 21 vjeç, vetëm për të marrë kopjen e parë të gazetës ku ishte publikuar shkrimi i tij.