E ftuar në “Kutia e muzikës”, në programacionin “E Diell”, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Çiljeta Xhilaga rréfen përmes këngës dhe jo vetëm jetën e saj profesionale.

Prej vitesh ajo po i mungon tregut të muzikës, ndaj publiku i gjerë shqiptar e kërkon me këmbëngulje dhe nisur nga kjo Çiljeta shprehet se kjo dashuri e publikut për të e motivon për një projekt të ri muzikor.

Por, momentalisht, Çiljeta Xhilaga është fokusuar tek familja e saj siç e pohon edhe vetë, pasi e ka kërkuar për një kohë të gjatë dhe ndihet e bekuar që më në fund e kurorëzoi dashurinë familjare.

ciljeta-noizy

Madje ajo shprehet se vellon e ka veshur aq shumë nëpër videoklipe apo pjesë filmash ku këngëtarja ka luajtur role dytësore saqë nuk e ndjén ta veshë në jetën reale më.

E pyetur se cili nga bashkëpunimet muzikore ka qenë më i vështíri për t’u realizuar dhe mes tyre ishin të përfshirë, Ingridi, Florid he Noizy, por që Çiljeta do veçoje Noizyn me “Gàngsta Love”.

Noizy, siç e quan Çiljeta “Kokëmadhi” ka nisur një projekt muzikor në bashkëpunim me të që kur Çiljeta ishte në muaj të nëntë me Fernandon dhe zgjati rreth tre vjet, derisa kënga u publikua, kjo pasi Noizy herë vinte dhe herë jo në xhirime.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!