Elhaid Cufi, i elímínuari i parë i shtëpisë më të famshme dhe më të vëzhguar në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”, i ftuar në “Shqipëria Live” flet për qëndrimin e tij si banor i BB.

Pas daljes së Elhaidit nga shtëpia, Beniada shpreh pëlqimin e saj për Elhaidin në bashkëbisedim me Palomën dhe ky i fundit reagon për herë të parë LIVE në studio.

Ai tregon se pavàrësisht deklaratës së saj, ai nuk ka ndjerë diçka reciproke për të, nuk ka ndjerë kimi mes tyre pasi ai nuk është tipi që dashurohet për një kohë kaq të shkurtër.

Madje ai shton se edhe nëse qëndrimi në atë shtëpi do ishte më i gjatë në kohë, mes tyre sërish nuk do kishte diçka më shumë sesa shoqëri, jo sepse ka diçka kundër Beniadës, por se i tillë është Elhaidi dhe nuk ndryshon dot për asnjë arsye.

Elhaidi rréfen se momentalisht është i frymëzuar për një libër të ri, të cilin shpreson ta shkruajë dhe ta bòtojë sa më parë.

I pyetur nga moderatorët nëse libri do përmbajë ndonjë poezi për dedikuar Beniadës, ky i fundit shprehet se është ende herët, do presim derisa sa të dalë njëherë nga programi pastaj, nuk dihet ende diçka e sigurt.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!