Pas deklaratave të forta të gazetares Iva Tiço, në ‘Big Brother VIP Fun Club’, për poetin Elhaid Cufi, ky i fundit ka një përgjigje përfundimtare për të.

Ish-banori shprehet se një person me një bagazh aq me peshë për botën e letërsisë dhe gazetarisë në përgjithësi, nuk duhej të shprehej asnjëherë me ato fraza që Iva përdori përballë tij.

Kjo për arsyen e kryesore dhe të vetme se Iva nuk ka lexuar asnjë libër të Elhaidit, ajo është ndalur dhe ka bërë kritika për shkrimin e tij vetëm nga statuset e shumta që postohen nëpër rrjete sociale.

Ti nuk je poet"/ Elhaid Cufi përplaset me Iva Tiçon: Do e kisha vlerësuar  kritikën tënde nëse do kishe lexuar | BoldNews.al

Dicka të tillë ai e tha edhe në Fan Club, edhe në prapaskenë pas përfundimit të programit, ndaj gjen hapësirë që ta rithojë edhe si i ftuar në “Shqipëria Live”, kjo pas pyetjes nga vetë moderatorët e programit.

“Janë bërë rreth 300mijë ndjekës dhe lexues të mi, të cilët kanë parë dicka tek unë, kanë gjetur diçka ndaj titujt unë nuk ia vendos dot vetes, përveçse ndihem ndryshe si postieri i dashurisë”.

Sipas tij, fjala poet, sic është etiketuar nga programit Big Brother VIP, është një fjalë me peshë të madhe, dhe e vlerëson shumë, por ndihet shpesh herë i gjýkuar nga një pjesë e publikut, të cilët ende nuk e njohin shkrimin e tij.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!