Donald Veshaj, aktor i humorit, këngëtar shumë i suksesshëm dhe së fundmi edhe moderator në emisionin “Binjakët” që e prezanton bashkë me vëllain e tij.
Ai është tashmë konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Albania VIP” dhe që në prezantimin e tij ai tërhoqi vëmëndjen e portaleve dhe mediave rozë.
Kërkesa që ky i fundit i bëri vëllait të madh ishte “Dua një femër që ta ketë kohën plot”.
Kjo u mor direkt si një thùmb për ish të dashurën e tij moderatoren Bora Zemani.
Por ai që po e ndjen mungesën e Donaldit sot më shumë se kurrë është binjakut i tij, Romeo, i cili nuk ka kaluar asnjë ditë nga jeta e tij pa u takuar me të vëllanë, madje edhe pushimet në Spanjë këtë verë i kaluan sëbashku krah partnereve.
Në një postim të orëve të fundit në profilin e Romeos, ai shkruan sipër imazhit të Donaldit vëllait të tij:
“Prej këtij plerës jam gjysmë sot. Shpirti vëllait, ti e di që jam aty me ty me gjithë enérgjínë time! Luv y bro.”
E si mùnd të ishte ndryshe ky dedikim nga Romeo, ku të gjithë e njohim për natyrën e tij kàrizmàtike dhe shumë të dashur.