Bruno Shemsho është ndër konkurrentet më të pëlqyer nga vajzat brenda programit të dashurisë ‘Për’Puthen’ dhe jo vetëm por edhe nga publiku i gjerë.
Ai është ndër të vetmit që ka qëndruar në rresht të parë që nga puntata e parë e këtij sezoni të tretë të programit duke zhvilluar takime me pothuajse të gjitha vajzat.
Në postimin e tij të fundit në rrjetin Instagram, ai shihet nën shoqërinë e këngëtares shqiptare Kida dhe mbí foto ka vendosur emoji pijesh me gaz dhe ‘burger’.
Sic duket dyshja simpatike kanë shijuar një përgatitje të shijshme ‘Fast Food’-i sëbashku.
Djaloshi nga Delvina është shumë aktiv në rrjete sociale dhe ndan me ndjékësit e tij foto dhe video nga përditshmëria.
Bruno edhe më herët kishte provuar ekranin qoftë si pjesë e videoklipeve apo i ftuar nëpër emisioni si figurant, por fama që po merr tani nga Për’Puthen i ka tejkaluar të gjitha.
Kujtojmë se këtë javë Bruno nuk është i përzgjedhur nga vajzat për takime, pasi një pjesë e mirë e tyre zgjodhën djemtë që u bënë pjesë e programit vetëm javën e kaluar.