Menjëherë pas mbrëmjes ‘LIVE’ të spektaklit që trànsmétohet çdo të premte dhe të marte në ekranin e Top Channel, “Big Brother VIP”, banorët bëhen bashkë dhe shijojnë nga një pije deri në orët e para të mëngjesit.
Të ulur pak larg zhurmës, Donaldi, Graniti, Fifi dhe Semi po diskutojnë për marrëdhënien e tyre në shtëpi dhe mënyrën e bashkëjetesës apo përshtatjes me njëri-tjetrin.
Graniti shprehet për Semin se është një femër mjaft jòshëse por kjo nuk do të thotë që e sheh me sy tjetër përveçse si shoqe.
Në të njëjtën kohë drejtohet nga Fifi dhe tregon se ajo është shumë e dhénë, por di të menaxhojë mirë situatat pasi është më e “rràhur” me televizionin dhe kamerat në përgjithësi.
Donaldi mbéshtet natyrën e Fifit që është “e dhénë” pasi një natyrë të ngjashme ka edhe ai, dhe diçka të tillë e ka pranuar vetë në bisedat e bëra me Semin në fillim të programit.
Videoja u postua në rrjetet sociale dhe komentet ishin të shumta, por mbízotëronin ato kundër Granitit, të cilët e mendonin sikur ai po përdor Fifin për të qëndruar sa më gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.