“Breaking” është emisioni më i ri informativ i Top News, që do t’i mundësojë publikut shqiptar marrjen e informacionit në një kohë sa më reale.

I ftuar në “Breaking”, ish-konkurenti i programit të dashurisë “Për’Puthen”, Atdhe Xharavina flet për jetën e tij pas famës që mori nga ky format dhe planet për të ardhmen.

Duke marrë parasysh faktin se një pjesë e mirë e konkurentëve të sezonit të dytë të këtij formati u futën në tregun muzikor, pyetje i shtròhet Atdheut nga moderatorja Sidorela Gjoni.

Nëse ai ka menduar ndonjëherë të bëhet këngëtar, si Mevlani apo si shumë ish konkurentë të “Për’puthen”, Atdheu me shaka përgjigjet pozitivisht.

“Kam menduar të bëja këngë për dashurinë por që nuk ia dola me sukses”, një deklaratë të tillë ai e jep me buzën në gaz pasi më vonë ai shton se nuk aspak lìdhje zëri tij me muzikën ndaj nuk do guxonte aq larg.

Kujtojmë se Atdheun e kemi shikuar në klipin e Ana Lleshit, ish konkurentës të sezonit të kaluar të “Për’Puthen”, me të cilën ruan raporte shumë të mira akoma edhe sot.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!