Ana Lleshi është ndër ish-konkurrentet më të komentuara të sezonit të kaluar të programit të dashurisë “Për’Puthen”.

Ajo u bë pjesë e programeve televizive në ekranin e madh të Top Channel pak kohë pasi u zbéh situata e krijuar në programin më të ndjekur të vitit Për’Puthen, pikërisht në ‘E diell’, në rubrikën e Edi Manushit.

E ftuar para pak kohë në emisionin e Rita Latit “Why not?” ajo shprehu hapur pëlqimin e saj për reperin Getinjo dhe sapo fotoja e tij u shfaq në ekranin e madh ajo u ngrit duke e puthur foton në LED.

Ana 1 i kërkoi të ndahej nga e dashura dhe e puthi, reagon Getinjo! - News 31

Madje ajo u shpreh “shpresoj mos të jesh i lidhur, edhe po të jesh, ndahu”.

E ftuar “Te Shoqja” ajo vazhdon me sjelljen e saj moskokëçàrëse dhe sfidon moderatoren me pije duke mos iu përgjigjur shumë prej pyetjeve.

Ajo që tërhòqi vëmendjen e publikut të gjerë shqiptar dhe jo vetëm ishte marrëdhënia e saj me reperin Getinjo, të cilit i dërgoi një mesazh zanor LIVE në studio për të ditur nëse vazhdon akoma të jetë në një lídhje dashurie apo jo.

Gjatë gjithë programit ajo priti për një përgjigje nga ana e tij, përgjigje kjo e cila nuk erdhi për aq minuta trànsmetim dhe çdo gjë ndryshoi rrjedhën e intervistës duke kaluar tek marrëdhënia me ish-konkurrentet e Për’puthen.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!