Aktori Donald Veshaj duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë në “Big Brother VIP” pa e përmendur historinë e bukur të dashurisë që ka përjetuar me moderatoren Bora Zemani.
Ditën e sotme, ne u munduam të zbùlojmë detaje të reja nga marrëdhënia e tyre që mesa duket nuk ka ‘përfunduar’ Kurrë.
Bora Zemani hyri mbrëmjen e së premtes në shtëpisë së “Big Brother Vip” për të shùar njëherë e mirë zërat që mes Donaldit dhe Semit ka vetëm një raport shoqëror dhe për të takuar ish-partnerin.
Takimi i Borës dhe Donaldit nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi e në fund një puthje në buzë.
Mirëpo përpara se të ndodhte ky moment, Donaldi shpeshherë e ka shprehur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme se vazhdon të ketë ndjenja për Borën.
Madje nuk e kishim vënë re, por ai gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur në dorë llastikun e saj të flokëve, si për ta patur gjithmonë me vete.