Ish-konkurrenti i “Për’Puthen+40”, i cili u deklarua çift i pari me bukuroshen nga Lushnja, Gilberta, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Instagram në lídhje me shpífjet që u përhapen rreth tij.
Bëhet fjalë për Ilir Lara, i cili pak kohë pas mbarimit të programit i dha fund lídhjes së tij me Gilbertën nëpërmjet një mesazhi dhe që atëherë ai nuk ka reàguar në lídhje me këtë situatë.
Por nisur nga mesazhet e shumta që i vinin Gilbertës në llogarinë e saj në Instagram, për faktin që kanë shikuar Ilirin me pushime bashkë me grua dhe fëmijë, ka bërë që kjo e fundit t’i publikojë mesazhet për ta bërë Ilirin të reàgojë.
Dhe në fakt kështu ndodhi, mëngjesin e djeshëm, Iliri ka postuar një shkrim të gjatë dhe sqarues për të gjithë ato që shpifin mbi jetën e tij dhe i vendos pikat mbi “i”, një herë e mirë.
“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?
Dëgjoni o Milet! Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar! Nuk kam as grua dhe as fëmijë! Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit! Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.
Pak ditë më parë u përfol se çifti aq i lumtur i PërPuthen+40 Ilir dhe Gilberta i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë krejt rastësore.