“Për’Puthen” këtë sezon vjen me risi dhe në takimet e shkurta kishim një përzgjedhje temash se për çfarë duhet të flasin protagonistët e takimit.
E para që ka të drejtën e përzgjedhjes për takim është Ritvana e cila nuk heziton të përmend emrin e Argjendit, emër ky që pritej nga të gjithë për takimin e parë.
Kujtojmë se Ritvanës i tërhòqi vëmendjen Argjendi që në puntatën e parë ku kjo e fundit shprehu simpati për buzëqeshjen e tij.
Argjendi zgjedh dy kartolina dhe tema e parë prek emocionet. Ai pohon se është i mbuluar nga emocíonet sidomos tani që ndodhet përpara Ritvanës pasi ka një pëlqim fizik ndàj saj.
Ai thekson faktin se i tërheqin vëmëndje vajzat në karrierë, ndaj kush më mirë se bukuroshja nga Danimarka e cila në të ardhmen e sheh veten në parlamentin europian.
Dyshja shprehin simpati për njëri tjetrin dhe duken se po ecin në hapat të qetë, pasi tani është thjeshtë fillimi dhe ende nuk kemi ndërhyrjen e të tretëve…