Ka nisur sezoni i 3-të i “Për’Puthen” ku edhe  prezantohen konkurrentët e rinj djem dhe vajza.

Arlinda apo siç i pëlqen ta thërrasin, Tola përzgjedh Albin në takim në studio për lojën me kartolina, lojë e cila të jep mundësinë të njohësh konkurrentin përballë me copëza jo në tërësi.

Temat janë të shkruara në kartolina, të vendosura në një glob dhe konkurrentet që vihen përballë njëri tjetrin kanë të drejtën e përzgjedhjes së dy temave.

https://www.photojoiner.net/image/aly3r2UD

Albi zgjedh karrierën dhe të ardhmen. Ndërkohë për karrierën ai i drejtohet Tolës nëse do ta mbështeste partnerin e tij në karrierë nëse ai është tepër i dhënë pas atij profesioni.

Kjo e fundit rrëfen se më përpara nuk ka pasur lidhje me ndonjë mashkull të dhënë pas karrierës, por duke qënë se edhe vetë Tola e do karrierën, pohon ta mbështesë në mënyrë reciproke.

Ndërsa është Tola ajo e cila prek temën e të ardhmes dhe pohon se veten pas 10 vitesh e shef me një familje të madhe, pasi për të familja është më kryesorja.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!