Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu është tejet e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj përtej ekranit.

Janë tepër të rralla rastet kur ajo publikon foto të familjarëve të saj në rrjetet sociale, diçka për të cilën ka bërë përjashtím.

Në udhëtimin e saj drejt Londrës, ajo na ka surprizuar me postimet e fundit ku na ka treguar se e bija, Nicole e ka shoqëruar.

Ajo na ka “qerasur” me një foto të rrallë të saj, ku sërish nuk i zbùloi portretin, por zbuloi se Nicole është bërë një zonjushë e rritur dhe padyshim që është shoqëruesja më e mirë e mamit.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, Vejsiu ka dhënë më herët detajet në lidhje me “Love Story 2”, i cili kësaj here do të jetë një program i përditshëm, që do të na shoqërojë çdo ditë të javës në ekran.

“Këtë vit edhe me Daily Love Story. Çdo ditë në ekran”- shkruan Alketa krahas postimit në InstaStory.

Vajza në televizion, djali në futboll! Alketa Vejsiu zbulon pasionet e  fëmijëve - Gazeta Mapo

Ky edicion i dytë s’do t’i dedikohet vetëm dashurisë, por edhe famës.

Ndaj, në “Love Story 2” mund të marrin pjesë edhe ata që duan të bëhen të famshëm, të promovojnë bizneset e tyre apo të përjetojnë histori dashurie si nëpër filma, të rrethuar gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe gjithmonë në sytë e publikut.

Gjithashtu, “Love Story 2” do të hapë dyert edhe për personat që kërkojnë eksperiencë televizive. Njihuni me 18 vajzat pjesëmarrëse në "Love Story"!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!