Sezoni i ri i “Për’Puthen” startoi ditën e djeshme dhe që në hyrje të programit premtuan përputhje të vërteta, siç i ka hije një ‘Reality Show’.

Kujtojmë se në sezonet e kaluara, ky programi théu rekorde shikueshmërie duke arritur deri më 600 milionë klikime në total.

Puntata  e parë, rezultoi e suksesshme gjithashtu. U prezantuan 8 djem dhe vetëm një vajzë.

https://www.photojoiner.net/image/Os0qzg28

Nén moderimin e Bora Zemanit dhe opinionistit Arjan Konomi ashtu si sezonet e shkuara.

Ritvana, bukuroshja 27-vjeçare nga Puka, që punon dhe studion në Danimarkë është futur në “Për’Puthen 3” me synimin e qartë për të gjetur një partner të përshtatshëm për të.

Që në hyrje të programit, Ritvana shprehu pëlqimin për Argjendin dhe Eduartin, pasi sipas saj paraqitja është e para që shikon tek një mashkull dhe pastaj nëse e tërheq në karakter e më tej do e bënte të duhurin për të.

https://www.photojoiner.net/image/rbBYvFWB

Sipas Ritvanës, prezantimi i djemve në program ishte interesant por shpreson që fama që do marrin nga emisioni të mos ndikojë në karakter dhe në sinqeritetin e tyre.

Ritvana studion për shkenca politike në Danimarkë por, shprehet se është në kërkim të një djali shqiptar, pasi sipas saj danezët janë të ftohtë dhe shumë të fokusuar në karrierë ndaj, ajo kur ajo dhuron dashuri kërkon të ketë ‘feedback’.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!