Ilda Bejlerin jemi mësuar që ta shohim në rolin e moderatores së sportit.

Duket se këtë sezon, ajo nuk ka zgjedhur këtë fushë pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku dhe do të moderojë një spektakël baleti.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ilda në Instagram-in e saj.

“Dance Reality Show” titullohet “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç.

Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti tha më herët se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!