Çifti shumë i dashur i publikut Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë kthyer në qendër të vëmendjes për mediat rozë, pasi siç është bërë publike tashmë, dyshja në fjalë do bëhen prindër së shpejti.

Të dy janë aktiva nëpër rrjete sociale, por ajo që tërhéq më shumë vëmendje sigurisht që është bukuroshja bionde, Marina Vjollca.

Kujtojmë se së fundmi ajo ka publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe komentet me urime ndaj saj kanë qene të panumërta.

Marina u jep fund thashethemeve, lajmëron moderimin e “Klanifornias” me  fotot e ëmbla shtatzënë – Albeu.com

Në një video postuar vetëm pak orë më parë në llogarinë e saj Instagram, shihet teksa Marina dhe Getoari janë në krevat, të përqafuar dhe në një moment Getuari i kàfshon veshin Marinës.

Nuk dihet mirë nëse videoja është bërë në mëngjes apo në darkë por dallojmë që Marina është me ‘make up’ të pa fshirë.

Mirëpo ajo që vlen të theksohet është fakti se çifti po kalojnë kohë të ëmbla së bashku në prítje të bekimit të tyre.

Kujtojmë se Marina vazhdon të jetë në spektaklin e madh të humorit ‘Klanifornia’, si moderatore por jo vetëm, atë shpesh e shohim të veshur me role të ndryshme gjatë emisionit.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!