Noizy feston këtë të hënë ditëlindjen e tij të 35-ë. Në këtë ditë të veçantë, reperi ka pritur urime të shumta nga miqtë dhe kolegët.

Këngëtari ka falenderuar të gjithë ata që e uruan me anë të një shkrimi në rrjete sociale.

“Faleminderit për të gjitha urimet e juaja për ditëlindje. I bekuar me familje dhe shoqëri”, ka shkruar reperi sipër një imazhi që ndau me 1.7 milion ndjékësit në Instagram.

https://www.photojoiner.net/image/cKSnpE3V

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloj edhe në Londër dhe më pas u rikthy e në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite, i fundit erdhi me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

“Mi Amore” ishte një nga hitet e verës që lamë pas me mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!