Ka nisur dita e dytë e sezonit të ri të “Për’Puthen” ku edhe dje u  prezantuan konkurrentët e rinj djem. Deri me tani pjesë e programit janë bërë:

Njihuni me Bashkim Saitin konkurrentin e ri që është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si security.

Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e Për’Puthen dhe do të këtë mundësi të njohë një nga vajzat.

Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani.

Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen.

Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier. Aktualisht ushtron profesionin si personal trajner.

Taulant Murataj ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ai është 26 vjeç dhe ushtron dy profesione atë të berberit dhe si personal trajner.

Albi Dhima është një tjetër konkurrent që do përpíqet të rrémbejë zemrën e një prej vajzave.

Ai është 28 vjeç ka lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Aktualisht punon si menaxher.

Njihuni me Eklajd Zguri i cili ka lindur në Mat dhe jeton në Tiranë. Është 27 vjeç dhe aktualisht punon si menaxher.

Aleksandër Karaevski është 25 vjeç dhe vjen nga Shkupi, por jeton në Tiranë. Aktualisht punon në biznesin e tij.

Nikoll Sherri është 30 vjeç dhe vjen nga Mirëdita, por jeton në Tiranë. Profesioni i tij është si personal trajner.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!