Çifti vijonin të ishin pjesë e “Portokallisë”, Ami si prezantuese, ndërsa Ermali, i sapodiplomuar në Akademinë e Arteve për kanto, vazhdonte të lunate bashkë me grupin “The SH.B.L.SH.”
Në intervitën e 10 vjetëve më parë, ai nuk e mendonte dot veten jashtë këtij grupi, madje as mendonte se do të kishte sukses:
“Nuk do të më pëlqente të isha larg grupit “The SH.B.L.SH. Madje, nuk e mendoj dot veten më të suksesshëm jashtë këtij grupi.
Pjesëtarët e këtij grupi janë djem me të vërtetë shumë të talentuar dhe unë kam marrë shumë prej tyre…” – do të thoshte Ermali në atë kohë, edhe pse vitet treguan se edhe pa ta, ai provoi jo pak suksese të mëdha…
Por jo më pak edhe Ami, e cila u bë një sipërmarrëse e suksesshme krejtësisht e pavarur nga ekrani.
Gjithashtu Ami ka ndàrë me ndjékësit në Instagram edhe një foto të vjetër ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, komedianin Ermal Mamaqi.
Në fotot e gjendura në internet shihet qartë që Ermali është duke u përgaditur për një videoklip por që me të ndodhet edhe Ami, në atë kohë e dashura e tij.
Ndryshe nga vajzat e tjera figurante, ajo ka qenë e vetmja, që nuk i ka shpëtuar syrit të Ermalit, i cili ka fluturuar gjithë nxitim për të qenë pranë Amit.
Ka qenë një takim i ngrohtë, në dukje rastësor, pasi çifti në sy të atyre që i rrethonin, ka respektuar stafin që merrte pjesë në realizimin e videoklipit.
