Mevlan Shaba, këngëtari i cili famën e mori falë përfshirjes në programin e dashurisë “Për’Puthen”, i ftuar në puntatën e parë të “Glamour Zone” në Tv Ora ai sqaron njëherë e mirë publikun për kéqkuptimet e ndodhura nga portalet.

Të gjithë e kemi dëgjuar nga goja e Shqipes teksa është shprehur se Mevlani i detyrohet 200 euro por asnjëherë nuk ka treguar arsyen e këtij borxhi pasi sigurisht që nuk ishin para xhepi.

Mevlani rréfen se kur bënin grimin përpara se të xhironin programin ai këndonte shpesh pjesë nga kënga “Love Story” të cilën príste t’i realizonte klipin.

 

Duke qenë se kënga ka tinguj arab brenda, Shqipes i pëlqeu dhe shprehu dëshirën të ishte pjesë e klipit, pavàrësisht se vajzën ai e kishte përzgjedhur më përpara.

Por për respekt ndaj Shqipes ai e pranon dhe i thotë “ashtu si vajzës tjetër, edhe ty do të të jap 200 euro, pasi kaq e kam pazarin, nuk është se je ti më e mirë se ajo.” Dhe Shqipja bíe dakord.

Klipi realizohet dhe në momentin që Mevlani do i bëjë pagesën Shqipes kjo e fundit nuk ia pranon paratë me pretekstin “s’të marr dot para ty, por do rregullohemi ndonjë herë tjetër.”

Por duke qenë se Mevlani e tha hapur se “ka qenë Shqipja ajo e cila ka kërkuar të jetë pjesë e klipit, kjo e fundit nuk ka reaguar mirë ndaj ka nisur të hapë fjalë se i kam 200euro borxh”, shprehet Mevlani.

E ndërsa për foton e cila bëri bujë nëpër rrjete sociale ku shihet Aristela në krevat me Mevlanin, ai pohon se po realizonin një klip dhe se mes tij dhe Aristelës nuk ka asgjë në mes.

“Klipin e realizuam në hotel dhe në krevatin e Aristelës”, shprehet Mevlani.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!