Prej ditësh në media perflitet për një lidhje të re të Jasminës, të cilën ajo e bëri vetë publike.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ajo pranoi lídhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrémbyer zemrën.
Megjithëse identitetin e tij nuk e zbùloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhùron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur.
Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.
Së fundmi, Jasmina ka publikuar foto në Instagram, ku të gjithë vëmendjen ia ka marrë një deklaratë publike dashurie që i është bërë nëpërmjet një komenti.
Llogaria nën emrin “amsterdam- tiranë” i ka shkruar “Të dua”, të cilës Jasmina ka vendosur që t’i përgjigjej me fjalët e ëmbla “unë më shumë’.
Nga verifikimet e bëra, kjo llogari në Instagram nuk ka foto profili të personit, ka shumë pak ndjékës, ndërsa ndiqet nga Jasmina.
Mesa duket, Jasmina është shumë e vendosur dhe nuk dëshiron që të zbùlojë identitetin e djalit që i ka vjédhur zemrën, megjithatë diçka e mësuam se lídhja e tyre po shkon për mrekulli dhe çifti janë më të dashuruar se kurrë.