Programi i shumëpritur “PërPuthen” startoi ditën e sotme sezonin e ri në ekranin e Top Channel duke premtuar emocíone të vërteta.
Kujtojmë se në sezonet e kaluara, “PërPuthen” arriti kulmin e klikimeve duke kaluar shifrën 600 milionë.
Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u trànsmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës.
Takimi mes dyshes u duk se shkoi shumë mirë.
Nën dritën e hënës, një gote vere dhe disa trëndafila mbi tavolinë, duket se dyshja e shijoi së tepërmi takimin.
Por një koment i njëri prej konkurrentëve ndezi debat në studio.
Ai tha se ka dëgjuar Ritvanën në dhomat e veshjes të thoshte se :
“Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë e kuptoj që meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat”.
Kjo e fundit e ka mohuar duke thënë se e gjitha ka qenë një keqkuptim dhe pjesë e një humori mes dy vajzave.