Legjendat thonë se Greta Koçi vazhdon të festojë 16-vjetorin, madje edhe sot… pak shaka, por këngëtaren këto batuta do e shoqërojnë ngado në datën 26 Shtator.

Kjo ditë është mjàft e veçantë për Greta Koçin, pasi feston ditëlindjen dhe në ditën e saj të veçantë urimet kanë vérshuar që në mesnatë.

Greta ka lindur me 26 Shtator 1991 dhe sot mbush 30 vjeç. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto krahas së cilës ka shkruar: “Sot kam ditëlindjen #30”.

Në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi.

Kjo e fundit ndau në InstaStory një foto me Gretën, për të cilën përzgjodhi fjalët më të ngrohta.

“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen! Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time. Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!”- shkruan Eni.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!