I ftuar në “Shqipëria Live”, Atdhe Xharavina, ish-konkurrent i programit më të ndjékur e komentuar të vitit Për’Puthen jep deklarata të forta për jetën e tij sentímentale.
Ai pohon se gjithnjë ka pasur një pëlqim për Borën, por duke qenë ajo moderator dhe ai konkurrent është zmbràpsur dhe ka qëndruar në vendin që i takon.
Ndërkohë sot që nuk është më një konkurrent dhe që Bora është thjeshtë një moderatore tanimë dhe me sa kemi informacion ajo vazhdon të jetë beqar, Atdheun ka diçka që e ndalon përsëri.
Sipas tij kanë qenë portalet ato të cilët i kanë dhënë zë më shumë sesa duhet deklaratave të Atdheut për Borën pasi jo çdo gjë që shkruhet është e vërtetë.
Por ai nuk mohon faktin se momentalisht është shumë i dashuruar, por nuk jep detaje se për kë bëhet fjalë.
Kujtojmë se Atdhe Xharavina është ndër konkurrentet meshkuj më të preferuar të sezonit të kaluar për vajzat ish-konkurrente por edhe për publikun e gjerë.