Tea Trifoni, ish-konkurrentja e programit të dashurisë “Për’Puthen”, para pak kohësh ka pranuar publikisht lídhjen e saj të re.
Ajo është shprehur “N’fermë”, se djalin në fjalë e ka njohur në një festë ditëlindjeje ku miku i përbashkët që mundësoi edhe njohjen mes tyre ishte Fation Kuqari.
Tea sëfundmi ka postuar foto të shpeshta krah të dashurit të saj në rrjete sociale, pavàrësisht se ia mbùlon fytyrën pasi mùndohet t’i ruajë anonimatin, ta mbàjë larg nga mediat.
Duket se çifti po ecin me hapa të mbarë dhe të mëdhenj pasi Tea e ka prezantuar atë me pjesëtare të familjes si dhe me një njëri shumë të rëndësishëm për të.
Bëhet fjalë për Arjan Konomin, opinionistin e “Për’Puthen”, i cili në një video postuar në Facebook nga i dashuri i Teas, shihet teksa darkon pranë kësaj të fundit, të dashurit të saj dhe disa familjarëve të tyre.
Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, dëgjohet i dashuri Teas teksa i drejtohet Konomit “miku nga Costa Rica” dhe menjëherë hapin shampanjën.
Mesa duket gjërat po bëhen serioze mes çiftit në fjalë, pavàrësisht se nga Tea ende nuk kemi diçka konkrete të konfirmuar, pasi ajo gjithmonë shprehet se është “duke e njohur” aq sa nuk mund ta quajmë as lídhje.