Të premten e kaluar, dy konkurrentët e “Për’Puthen”, Edi dhe Bashkimi janë përfshírë në një konflíkt të madh që për pak degràdoi në përplàsje fizike.

Në momentin që Bashkimi po komentonte takimin e Argjentit dhe Mikelës, Edi iu kthye duke i thënë që të mos komentojë dhe se takimi mes dyshes nuk ishte punë për të.

Pastaj debàti u agràvua deri në atë pikë që u desh ndërhyrja mes konkurrentëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, duket se gjërat janë qetësuar dhe sot dy djemtë janë përballuar me njëri-tjetrin në studio.

Ai që i çuditi të gjithë ishte Edi pasi në fillim i kërkoi falje Bashkimit, familjes së tij dhe më pas Mikelës.

Konkurrenti u shpreh se në realitet nuk është siç u duk të premten dhe se kishte dalë nga vetja.

Po ashtu, ai tha se ishte i prekur nga fakti që publiku po e kritikon dhe tall për shkàk se nuk flet mirë shqipen.

Ky veprim nga ana tij i habiti të gjithë duke qenë se kur iu kërkua ditën e shérrit që të reflektonte, ai tha se kështu është rritur dhe kështu di të sillet.

Ndërkohë, edhe Bashkimi kërkoi falje për gjithë situatën e krijuar dhe si përfundim gjërat mes tyre u rregulluan.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!