Rinisja e Për’Puthen në 6 Shtator, filloi me vrùllin e komenteve dhe diskutimeve, por këtë radhë nuk ka shpëtuar Arjan Konomi.
Ai tërhoqi gjithë vëmendjen me modelin e ri të flokëve.
Komentet, ironitë dhe batutat nuk munguan në puntatat e sezonit të ri të Për’puthen kundrejt opinionistit të programit.
Një reagim erdhi dhe nga ish-konkurretja e Për’puthen, Sindi Loci, e cila ironizoi Arjanin në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë se Arjani me Sindin kanë pasur debate të ashpra gjatë sezonit të dytë të emisionit dhe gjërat duken sikur u qetësuan, kur Sindi ka folur mirë për të në intervistat e fundit, por mesa duket Sindit akoma nuk i ka dal inàti me Arjanin.
Arjan Konomi më në fund reàgoi pas gjithë kësaj “çméndje” të rrjetit.
Në puntatën e djeshmë të Për’Puthen ai nisi të fliste për flokët e tij.
“Sa bukur i ke flokët Arjan”,- i tha Bora.
“Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke. Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur…”,-u përgjigj Arjani.