Ashtu siç do të premte, vajzat konkurrente në studio kanë të drejtën e përzgjedhjes së djemve që símpatizojnë për një takim jashtë studios.

Nisur nga java që po lëmë pas, publiku kishte aluduar për përzgjedhje të tjera të vajzave ndaj djemve, ndaj përveç disa nga konkurrentet meshkuj edhe publiku gjithashtu pësoi një zhgënjim nga vajzat.

E nisim me Alvisën e cila zgjedh Edin në takim me pretekstin se ka marrë shumë sinjale nga ai dhe i ka kërkuar një takim ndaj po i jep mundësinë. Sigurisht që Edi pranoi pa hezítuar.

Njihuni me vajzën e 5- të të Përputhen, Alvisa nga Vlora - Përputhen, 9  Shtator 2021 - YouTube

Mikela siç e prisnim zgjedh Argjendin, kjo për faktin se në kércim ajo ndjéu një shkéndijë dhe beson se me anë të këtij takimi po jetë më e qartë në ndjenjat e saj.

Shumë nga konkurentët madje edhe moderatorja Bora Zemani mendoi se Argjendi do refuzonte me iden se Ritvana ka shkruar emrin e tij në letër për një mundësi të dytë.

Por Argjendi nuk rezikoi, ai parapëlqen të jetë në rresht të parë dhe të ketë vëmëndjen e duhur nga vajzat dhe jo vetëm.

Ada zgjedh Brunon. Ajo tregon se mes tyre ka pasur një komunikim me sy dhe se në backstage shpesh ka marrë sinjale nga Bruno. Ky i fundin pohon cdo fjalë të Adës dhe pranon takimin me kënaqësi.

Është Ritvana ajo e cila zgjedh Aleksin, një zgjedhje e pritshme kjo nga ana e saj që nga kërcimi plot përqafim dhe emocion që dyshja në fjalë realizuan në studio.

E ndërsa e fundit por jo më pak e rëndësishmja është Tola e cila zgjedh Albin në takim, kjo për faktin se ditën e parë në takim 4-minutësh ajo nuk arriti të zbulonte mjaftueshëm për të ndaj kërkon ta njohë më mirë, duke injoruar kështu deklaratën e Azemit për pëlqimin ndaj Tolës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!