Sezoni i ri i programit “E Diell” u hap mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel ashtu siç do vit tjetër duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkàk të kàràkterit argëtues, informues e edukativ që ka.
Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Në rubrikën e Edi Manushit vijojnë të jenë prezent një numër i lartë bashkëmoderuesish si Edi Manushi, Ervin Kurti, Alesia Bami, Lola Haradinaj, Graciano Tagani, Bledi Mane, Erjola Doci, Argjira Spanca, Giuseppe Mara, Mika, Atalanta Kërcyku, Antonela Berisha.
Duke diskutuar mbi temën “A duhet të lejohen +40 në clube nate” u hapën diskutime të ndryshme nëse ishin vajzat apo djemtë +40 më problematikë në këto clube nate.
“Kush mashkull më shumë sesa një 40 vjeçar i di të gjitha eksperiencat, unë personalisht i pëlqej meshkuj mbi 40vjec, mund të më ngacmoni lirisht”, tha ajo
“Ata kanë eksperiencë seksuale të duhur për mua, nuk e mohoj është tërheqja ime”, shprehet Antonela në rubrikën e Edi Manushit.
Ishte Erloja Doci ajo që e kundërshtoi hapur, duke marrë shembullin e Gracionos që ishte prezent në studio për pjekurinë e tij, ndaj jo domosdoshmërish duhet të jetë 40vjec e sipër që të plotësojë nevojat e një femre në mënyrën e duhur.