Antonela Berisha është ndër ish-konkurrentet më të komentuara dhe ndjékura të programit të dashurisë “Për’Puthen” të sezonit të kaluar.
Ajo u bë shumë shpejt pjesë e ShowBizit dhe marrë shkàk nga kjo ajo u përfshi në moderim duke bashkëprezantuar me Edi Manushin në programin sportiv “Top Arena”.
Antonela tashme përveç të tjerave na la të kuptojmë se ajo është e përfshirë në shumë fusha të ndryshme dhe së fundi do guxojë edhe në projekte muzikore.
Por momentalisht është future në botën e biznesit duke na habitur të gjithëve me brandin e ri të veshjeve “ELLA.B” nga vetë Antonela Berisha.
Sigurisht që veshjen e parë nuk do kishte më mirë sesa ta reklamonte veshur në trupin e autores së “Për’Puthen”, Olsa Muhametaj, ku shpreh publikisht se e dashuron atë kostum.
Tashmë Antonelen po e njohim si një fashion designer, me një prodhimtari veshjen nga Italia nën firmën “ELLA.B”, e cila premton të jetë një sukses i vërtetë.