Ballina Aktualitet Blendi Fevziu rrëfen historinë e veçantë: Ky miliarder vizitoi Shkodren dhe...

Blendi Fevziu rrëfen historinë e veçantë: Ky miliarder vizitoi Shkodren dhe…

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është diskutuar rreth vendeve më të bukura dhe më të mira turistike në vendin tonë si dhe në lìdhje me problematikat për të pushuar në Shqipëri.

Mes shumë historive të pazbuluara më herët, po ashtu edhe Blendi Fevziu ndau me të ftuarit dhe publikun një të tillë mjaft interesante.

Ai tregoi se Bernard Arnault, supermiliarderi, i cili renditet në 3-shen e personave më të pasur në botë, ka vizituar qytetin e bukur të Shkodrës disa vite më parë dhe kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës.

“Po them edhe unë një detaj të vogël se isha në mëdyshje ta bëja publike apo jo, nuk i kam marrë leje personit. Një i njohuri im në SHBA, që ka një pozicion relativisht që e mundëson të takojë personazhe të njohur më çoi një fotografi dhe më tha “Më fal që të pengoj, dhe më tha shihe nga cili qytet i Shqipërisë vjen kjo foto”. Ishte një foto nga Xhamia Plumbit në Shkodër. Thashë menjëherë është Shkodra, shkurt se nuk kisha kohë për komunikim. Më thotë kam një person këtu që sa e mori vesh që jam nga Shqipëria më tha thuaji cili është ky qyteti se e kam vizituar nga Mali i Zi dhe kam ngrënë ngjalat më të mira të jetës sime. Personi që më pas më çoi foton ishte Bernard Arnault, president i Louis Vuitton Group që është një nga tre njerëzit më të pasur të globit. Kishte mbërritur në vitin 2019 me një furgon, me një shoqërues shkodran.

Kishte vizituar xhaminë e plùmbit, qendrën e Shkodrës, kalanë e Shkodrës dhe kishte ngrënë drekë në një vend që ishte në lumë dhe kishte përbàllë kalanë përballë. Kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës së tij. Nuk e kujtonte emrin e qytetit, por kishte qenë në Shqipëri dhe prandaj donte të gjente vendin që kishte vizituar”, tregoi Blendi Fevziu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Bora Zemani flet për herë të parë për puthjen e vitit me Dondin gjatë emisionit PërPuthen (VIDEO)

Takimi romantik i Borës dhe Donaldit në spektaklin “Big Brother VIP” të premten në mbrëmje ishte një nga momentet më të bukura që kemi...

Semi flet në gjumë, banorët tremben, ja çfarë tha…(VIDEO)

“Big Brother VIP” është kthyer ndër programet me shikueshmëri më të lartë duke konkuruar bindshëm programet e ngjashme në ekrani e madh të Top...

Bora dhe Donaldi nuk janë ndarë asnjëherë?! Ja faktet! (FOTO)

Aktori Donald Veshaj duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë në “Big Brother VIP” pa e përmendur historinë e bukur të dashurisë që...

Puthja e vitit me Donaldin, më në fund reàgon edhe vetë Bora Zemani (FOTO)

Aktori i humorit, Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani vendosën të takohen mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” dhe të...

Pas puthjes së bujshme me Donaldin në Big Brother, Borës i ndodh e paritura…(FOTO)

Mbrëmjen e së premtes moderatorja e PërPuthen Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë...
error: Alert: Content is protected !!