Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët në dhjetor të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë.
Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu.
Dyshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndajnë më ndjékësit e tyre momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Sara ka zhvilluar një bisedë vituale me ndjékësit në “Instagram”.
Blogerja publikoi jo vetëm pyetjet, por edhe komentet e hídhura që mori në “inbox”. Në njërën prej tyre, një ndjékëse i shkruante: “Femër e lodhur”.
Mirëpo, Sara e ka marrë me sportivitet dhe publikoi një foto të vetes duke buzëqeshur, krahas së cilës shkroi:
“E rraskapitur, jo e lodhur”, shoqëruar me emoj-in e disa zemrave ngjyrë rozë.
Një tjetër e ka pyetur a e ngàcmojnë vajzat edhe tani Ledrin dhe blogerja me humor u është përgjigjur se kjo nuk ndodh fare.
“A e ngàcmojnë vajzat Ledrin?”- pyet dikush. “Joooo, jo jo jo, fare, hmh”- ka shkruar Sara.
Pasi lídhja me këngëtarin u bë publike, Sara mori vëmendje të madhe dhe të gjithë ishin shumë kuriozë të mësonin më shumë rreth saj.
Prandaj, një tjetër ndjékëse e pyeti së si ndihet pas présionit të të qenit figurë publike.
“Nuk kam ndjerë në të vërtetë ndonjë présion nga të qenit ‘figurë publike’, çfarëdo që kjo nénkupton…Akoma vetja ime e vjetër dhe gjithmonë kështu do të jem”,- shkroi Sara.