Vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë, këngëtari i operas Ramë Lahaj ka humbur personin më të shtrenjtë në jetën e tij.

E ëma e Ramës u ndà nga jeta duke i lënë një bòshllëk e dhímbje të madhe të birit, i cili mori fòrcën të dalë para qytetarëve dhe t’i “servirë” të gjithëve artin e tij, pavàrësisht situatës së réndë në të cilën ndodhej.

Vetëm pas koncertit, Ramë Lahaj ka njoftuar se e ëma e tij është ndarë nga jeta, me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Miq, shokë e dashamir, nanen Hale e vàrròsim sot më 8 gusht 2021 në vàrrezàt e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushéllímet dhe kujdesin. Familja Lahaj. Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”- ka shkruar ai.https://www.photojoiner.net/image/eww5vcnF

Më herët, Lahaj kishte bërë të ditur në rrjete sociale se për shkàk të interesit të madh të njerëzve dhe dyndjes së tyre për koncertin, biletat mùnd t’i merrnin pa pàgesë.

“Të dashtunit e mi, Jam mrekullua me interesimin tuaj për biletat e koncertit të nesërm “Rame & Friends” që do të mbahet në sheshin Skënderbeu, më 7 gusht 2021 nga ora 20:30. Jam i lumtur të ju njoftoj se mbas interesimit të madh ne kemi arritur të rrisim edhe numrin e ulëseve, kështu që nesër mund të shkoni të merrini biletat (pa pagesë) pran biletarisë së Teatrit Kombëtar nga ora 10- 13 & 18 -20. Mirupafshim nesër loqkamana 😊”

Një ndër ditët e tij më të bukura u bë gjithashtu një ndër ditët me kujtimin më të hídhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij.https://www.photojoiner.net/image/g5cTsoiW

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!