Ora Verore, një prodhim i Yldon Media Group, nën autorësinë e Ronaldo Sharka, sjell freskinë e verës në shtëpinë tuaj.
Ronaldo Sharka dhe Feride Kuqi, nga jugu në veri sjellin bukuritë e vendit si kurrë më parë, jetën e natës, pushimet e personazheve më në zë të momentit si dhe shumë situata qesharake.
Në një nga clubet e bregdetit në jug të Shqipërisë, ndodhet Olsi Bylyku, aktori i cili mori famë falë pjesmarrjes në spektaklin e madh të humorit “Portokalli”.
E ndërsa më tej vazhdoi në “Klanifornia” ndërsa po punon mbi projekte të ndryshme në botën e muzikës dhe si i tillë është shpesh i ftuar në koncert.
Pikërisht pranë tij, duke e pritur për orë të tëra të mbarojë performancën në këngë, ndodhet Roni, moderatori i Ora Verore, i cili është shumë në trend kohët e fundit.
Sapo nisin intervistën, Olsi fillon të komplimentojnë Ronin, duke thënë se e shohim në çdo orë në stacionin Ora Tv, madje mes të qeshurave tregon se ka frikë të futet në krevat se mos i del Roni.
Nisur nga kjo Roni ngríhet në këmbë dhe ashtu siç është përbàllë tij, i jep një të puthur në ballë, puthje e cila po komentohet dhe trànsformohet në kuptime të ndryshme nëpër portale e rrjete sociale.