Plot 2 vite të divòrcuar, megjithatë duket se dashuria mes Norës dhe Robertit nuk mund të shuhet.

Ndër të paktat çifte që kanë arritur të ndàhen në paqe dhe të kenë një komunikim shumë të mirë, jo vetëm sepse i detyrohen vajzës së tyre Renee, por sepse kanë respektuar kohët e vjetra me njëri-tjetrin.

Gjatë gjithë kësaj kohe që nuk kanë qenë më bashkë, dyshja e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e reja që lançonin gjithë dashuri sikur të mos ishin ndàrë kurrë.

E megjithatë duket se në zemër me të vërtetë nuk janë ndàrë kurrë, pasi së fundmi po qarkullonin fjalë që dy artistët po përpiqeshin të rindërtonin martesën e tyre.

Madje miq të tyre, sipas “Panorama Plus” kanë treguar se Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk dëshironte të deklarohej publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lídhje dashurie me vajza të ndryshme.

E duket se këto fjalë qenkan të vërteta pasi ‘Prive’ ka publikuar disa foto ku duket Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.

Teksa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, Roberti ka publikuar foto nga pushimet ku shfaqet së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me këtë rast na tregoi dhe destínacionin ku ata ndodhen, në Bodrum të Turqisë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!