Gjatë performancën LIVE të artistëve shqiptarë kemi dëgjuar shpesh të ndodhin të papritura, ndërsa radhën kësaj here e kishte Melinda Ademi.
Teksa performonte në një club në mbrëmje dhe qëndronte shumë pranë fansave të saj, dikush ka zgjatur duart duke e pénguar/ngàcmuàr këngëtaren.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet se Melinda ka ndaluar performancën e saj dhe i është drejtuar fansit me fjalët: “Mos më prek”, duke u larguar e shqétësuar prej tij.
Ademi ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas shumë kohësh për emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin.
Ajo atje rréfeu mjàft të pathëna nga jeta profesionale dhe ajo personale.
Ndër të tjera, ajo tregoi se si u ndje periudhën e moslejimit të koncerteve si pàsojë e pandemisë.
Po ashtu ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj se gjatë karrierës dhe sidomos në fillimet e saj, është përballur me bullizëm dhe me kërcënime.
Si nuk jemi mësuar që ta shohim, Melinda është përlotur në studio kur ka kujtuar nënën e ndjerë dhe na ka rrëqethur me fjalët.
“U mërzit shumë kohëve të fundit. Se e ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht, ka dasht me ndejt. As gjyshe nuk u ba, u shku shumë herët me 50 vjet”, ka rréfyer mes lòtëve Melinda.