I ftuar në emisionin veror “Pushime on Top”, gazetari investigativ Marin Mema foli shumë për jetën e tij personale, për punën dhe projektet e së ardhmes.
I pyetur nga moderatorja Ori Nebiaj nëse një ditë do dëshironte të bëhej baba në të ardhmen ai tha:
“Po patjetër, nuk ka njeri që mos e mendojë të bëhet babi ose mami”, tha ai teksa theksoi se nuk e di sa të largët apo të afërt e ka si plan.
Marini nuk ka shumë dëshirë ta publikojë të dashurën e tij të zemrës, kjo është një zgjedhje e të dyve në fakt, të rrinë sa më larg mediave e portaleve.
Gazetari i njohur shprehet se publiku e njeh si një person që i pëlqen të eksplorojë Shqipërinë, të zbùlojë në detaje të bukurat por edhe pròblematikat që ky vend ka.
Sipas tij, jeta private edhe vetëm e tija dhe nuk do që publiku ta njohë këtë anë të tijën, ai do të përmendet vetëm si një gazetar investigativ, për punën që bën jo për jetën që bën.
Jeta personale e tij është diçka jo në interes të publikut por vetëm në interes të tij dhe partneres së tij.
“Është zgjedhje e të dyve, është zgjedhje edhe e imja për t’i mbajtur gjërat e mia për vete. Është më bukur kur ti gjërat private i mban për veten tënde.”