Rreth 1 javë më parë, Marina Vjollca, zbùloi se është në prítje të fëmijës së parë.
Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëprítur për ndjékësit e saj.
Më vonë ajo postoi dhe një tjetër foto me Getoarin, i cili shfaqej duke përkédhélur barkun e moderatores.
“Ne të tre”, shkroi Marina përkrah fotos. Menjëherë pas këtij lajmi fansat nisën të alùdonin se çfarë do të ndodhë me Marinën në sezonin e ri televiziv.
Dhe në fakt duket se këtë sezon Marina Vjollcën nuk do e shohim në ekran!
Ditën e sotme stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto, nga mblédhja për sezonin e ri.
Në imazhin në fjalë shfaqet i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungon Marina Vjollca.
Siç duket ajo nuk merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe me shumë mundësi nuk do të shfaqet në ekran.
Për pak kohë, Marina do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe mesa duket ka vendosur që këtë periudhë ta shijojë në qetësi të plotë.