Klea Huta është mjaft aktive në rrjete sociale dhe herë pas here zhvillon intervista virtaule me ndjékësit e saj.

Një pjesë e madhe e tyre janë të interesuar për jetën private të moderatores dhe herë pas here nuk mungojnë pyetjet për vogëlushin e saj e për zgjérimin e familjes.

Dikush nga ndjékësit e ka pyetur ditën e sotme se kur do bëhet me vajzë, një pyetje që Kleas nuk i ka pëlqyer aspak.

“Ne ask mbizoteron kjo pyetje. Se kuptoj gjithe kete interes. Cdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale ne jete. Dhe si mund te beni nje pyetje kaq personale (kjo ndodh pergjithesisht ne vendet e ballkanit dhe ne shoqerite me mentalitet te ulet) qe ndoshta dike mund ta léndoje shume sepse nuk po ngelet dot shtatzene apo ka zgjedhur te mos mendoje per kete por te shijoje ate qe ka ose thjeshte nuk do”, i është përgjigjur Klea.

Pas lindjes së Krid, prezantuesja bukuroshe nuk ka qenë më aq shumë aktive në televizion.

Megjithatë, ajo ka qenë e angazhuar me akademinë e saj më të re të aktrimit.

Kjo gjë i ka bërë ndjékësit e saj të dyshojnë se mos ndoshta ajo nuk do t’i kthehet më televizionit dhe do të vazhdojë me biznesin e saj dhe rolet si aktore.

Në një ‘bisedë online’ të bërë pak ditë më parë me ndjékësit e saj, e pyetur nëse do t’i rikthehet në shtator ekranit, Klea na gëzoi të gjithëve me përgjigjen e saj.

“Për të mos ikur më kurrë”, u përgjigj ajo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!