Në qytetin bregdetar të Sarandës, në një nga clubet më të frekuentuara të vendit kanë performuar LIVE mbrëmjen e së Dielës Finem dhe Solo.

Suksesi i tyre ishte i pakufishëm, publiku i gjërë i do këngët e dyshes në fjalë, bashkëpunimet mes tyre janë kthyer në një hit të vërtetë vetëm pak orë pas publikimit në YouTube.

Në një intervistë vetëm pak minutëshe për “Ora Verore”, Finemi duke mos u treguar aspak modest shprehet se gjithë këtë sukses e ka pritur që në fillim, madje premton më shumë hite e suksese të reja të padëgjuara në parë, sidomos në bashkëpunim me Solo, i cili ndodhet pranë tij.

Kjo është dyshja të cilët po shkojnë drejt suksesit si të Tayna-s – Lipjani  News

Pyetur nga Ronaldo, moderatori i “Ora Verore” për një projekt të afërt ato preferojnë të mos japin detaje, thjesht shprehen se Finem dhe Solo janë të pandalshëm, dhe nuk do ndahen kurrë.

Netët e nxehta të verës janë të mbushura me koncerte nga këngëtarë të ndryshëm, e shpesh reperë të tillë, talentë të rinj për rininë shqiptare.

Dyshja fantastike janë gjithmonë çdo vend bashkë, dhe duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa edhe nëpër tekste këngësh dedikohen me epitetin “Vëllezër”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!