Flori Gjini dhe Erjona Rusi janë dyshja e moderatorëve më të dashur të ekranit të Top Channel.
Në një lojë të organizuar nga moderatorët në fjalë, Flori interviston Erjonën.
Siç e njohim Erjona Rusi nuk heziton të përgjigjet troç për çfarëdo lloj pyetje drejtuar asaj dhe ashtu vepron edhe përballë Flori Gjinit.
Ky i fundit i drejtohet me pyetjen “Cila ka qenë intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?”
“E kam shijuar, sepse ishte shumë e réndésishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai léshoi ‘bòmbat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.” I përgjigjet me bindje të plotë Erjona.
E ndërsa për të kundërtën e pyetjes, për intervistën më të dobët kjo e fundit tregon se e ka marrë nga njëra nga vajzat e “Përputhen” dhe bëhet fjalë pikërisht për Jasmina Kadriun.
Konkurrentet e përputhen kanë qenë epiqendra e krítíkave për moderatoren Erjona, pasi famën e marrë për “asgjë” siç e quan ajo, po e shfrýtëzojnë më së miri nëpër ekrane televizive.
E ndërsa për intervistën që nuk do donte ta bënte asnjëherë, ajo përgjigjet: “Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.”
Pjesë nga intervista
Flori Gjini: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?
Erjona Rusi: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.
Flori Gjini: Intervista më e dobët?
Erjona Rusi: Me një nga vajzat e Për’Puthen, Jasmina.
Flori Gjini: Intervista që nuk do të doje të bëjë asnjëherë?
Erjona Rusi: Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.