Çiftet e deklaruara nga programi i dashurisë “Për’Puthen” nuk kanë rezultuar të suksesshëm në atë drejtim. Lídhjet e tyre kanë mbaruar me mbarimin e programit.
Çifti parë që i dhanë fund lídhjes së tyre në “Për’Puthen +40” ishin Çimi dhe Stela dhe pa asnjë sqarim për publikun e gjerë nga ana e tyre, aq sa edhe për vetë Stelën, Çimi ishte zhdùkur papritur.
Mesa duket Çimi kishte diçka tjetër në mëndje. Kujtojmë se një bukuroshe biondë u fut në mes të programit për të qenë konkurrentë në “Për’Puthen” posaqërisht për Çimin.
Fjala është për Lindita Bimin, e cila gjatë programit ftoi në takime edhe ish-konkurrente të tjerë gjë që çoi Çimin të héqë dorë nga Lindita dhe doli çift nga programi me Stelën.
Lidhje kjo që Lindita nuk e pranoi asnjëherë pasi sipas saj, Çimi vazhdonte ta telefononte edhe pse ishte në një lídhje me Stelën.
Tashmë që lidhja e tyre mori fund, ditëlindja e Linditës bëri bashkë në një darkë Gilbertën, Luanin, Çimin dhe sigurisht Linditën, dhe pikërisht atë mbrëmje ato shpallen lídhjen e tyre.
Si çifti më i ri i njohur në “PërPuthen” Lindita dhe Çimi nuk ndalen së përqafuar dhe puthuri gjatë darkës nén tingujt e muzikës LIVE, videot postohen në llogarinë e saj nga Gilberta por sigurisht konfirmohen duke u rishpërndarë nga çifti në fjalë.